14:35 / 29.01.2020
Gjellë me perime
Përbërësit
1 qepë të prerë hollë
1 karrotë të prerë hollë
200 gram perime të ngrira
1 salcë domatesh apo 3 domate të cilat procesohen
kripë, piper të zi, piper të kuq
200 gram mish i grirë
1 lugë rigon, 1 lugë arrë moskati dhe 1 lugë kopër
Udhëzimet
Në enë të thellë ku do të përgatitet gjella së pari fërgohet qepa dhe karrota në temperaturë të ulët, i hidhen gjitha erëzat. Më pas shtohet mishi dhe fërgohet mirë. Në fund shtohen perimet e ngrira fërgohen për një kohë duke shtuar salcën e domates dhe kohë pas kohe pak ujë sipas nevojës. Të gjitha zihen në temperaturë mesatare.























