Tavë me spinaq
BKT
Kuzhina

Tavë me spinaq

Përbërësit

1 kg mish qengji apo viçi
1kg spinaq
5-6 vezë
1/2 l kos
1 lugë miell
disa thelpinj hudhre
kripë, piper, specall
vegetë dhe arrë moskati

Udhëzimet

Zihet mishi me kripë dhe erëza i prerë në copa. Spinaqi i larë dhe i grirë zihet në lëngun qe e lëshon për 5 minuta. Fërgohet mielli në gjalpë, por jo deri të ndërroj ngjyrën. Shtohen hudhrat e shtypura dhe supë mishi duke e përzier derisa të trashët pastaj përzihet me spinaqin e zier. I shtohet piper, vegetë dhe arrë mosakti. Vendoset masa në tavë dhe sipër i shtohet kosi me hudhër dhe vezë i përzier mirë. Sipër vendosen copat e mishit, hidhet pak vegetë dhe piqet në temperaturë 200 gradë derisa të mpiksen vezët po të mbesin pak të buta.