Katalonja: Torra shpall zgjedhje të parakohshme
BKT
   Bota

Katalonja: Torra shpall zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Katalonjës Quim Torra tha sot se ai planifikon të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare në provincën Spanjolle.

Ai shtoi se zgjedhjet do të thirren pasi parlamenti rajonal të miratojë buxhetin e Katalonjës për këtë vit, por nuk e specifikoi datën, raporton Reuters.

Agjencia kujton se mandati aktual i qeverisë katalanase është vendosur të skadojë në vitin 2021, por që parlamenti rajonal revokoi mandatin parlamentar të Torra të hënën, pasi ai injoroi rregullat e rrepta të Spanjës për propagandën zgjedhore