Libi, 4 të vdekur nga sulmi i forcave të Haftarit në afërsi të shkollës
BKT
   Bota

Libi, 4 të vdekur nga sulmi i forcave të Haftarit në afërsi të shkollës

Katër persona kanë humbur jetën nga sulmi i forcave jolegjitime të udhëhequra nga gjenerali rebel Khalifa Haftar në afërsi të një shkolle në rajonin Hadba afër Tripolit .

Katër persona kanë humbur jetën nga sulmi i forcave jolegjitime të udhëhequra nga gjenerali rebel Khalifa Haftar në afërsi të një shkolle në jug të kryeqytetit të Libisë, Tripoli.

Burime shëndetësore të lidhura me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) thanë se viktima e fundit nga sulmi në rajonin Hadba, dhjetë kilometra larg nga Tripoli, është një fëmijë dhjetëvjeçar i cili ndërroi jetë në spitalin ku po trajtohej pas plagëve të marra nga sulmi.

Më herët, nga sulmi në afërsi të shkollës humbën jetën tre fëmijë të moshave nëntë, dhjetë dhe 12 vjeç.