16:18 / 29.01.2020
Si do të jetë smartfoni i ri i palosshëm i Samsungut?
Quhet Galaxy Bloom, modeli i ri i kompanisë Samsung, që do të ketë një ekran 6,7 inç dhe ekran të palosshëm.
Ky model smartfoni do të ketë një ekran të jashtëm 1,06 inç për të lexuar kohën dhe njoftimet.
Smartfoni peshon 183 gramë dhe do të ketë dy kamera të pasme, të dyja nga 12 megapixel, ndërsa kamera që do të bëjë ”selfie” është 10 megapixel.
Brenda tij do të jetë e instaluar procesori Qualcomm Snapdragon 855+, së bashku me 8 GB Ram dhe 256 GB memorie të brendshme.
Smartfoni do të ketë një vlerë fillestare prej 1 500 eurosh./atsh/























