Parlamenti skocez kërkon referendum për pavarësi dhe mbetjen në BE
BKT
   Bota

Parlamenti skocez kërkon referendum për pavarësi dhe mbetjen në BE

Parlamenti i Skocisë votoi sot kërkesën për të drejtën e një referendumi mbi pavarësinë dhe për të mbajtur flamurin e BE-së, pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian të premten.

“Skocia duhet të ketë mundësinë e zgjedhjes midis pranimit të Brexit si pjesë e sistemit parlamentar britanik dhe një të ardhmeje ndryshe si një vend i pavarur”, tha kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon, para votimit.

Kreu i SNP, Sturgeon, këmbënguli se Skocia, ku shumica votuan për të qëndruar në BE në referendumin e Brexit-it të vitit 2016, po përballet me tërheqjen nga blloku kundër vullnetit të saj.