10:29 / 30.01.2020
Japoni, Akihito humbet përkohësisht vetëdijen
Ish-perandori japonez, Akihito humbi përkohësisht vetëdijen në rezidencën e tij në Tokio, njoftuan sot mediet lokale.
Agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo News, njoftoi se Akihito 86 vjeç, u rrëzua dje.
Megjithatë, zyrtarët e pallatit nuk gjetën anomali në kontrollet mjekësore.
Sipas agjencisë, gjendja e tij shëndetësore i është kthyer normalitetit.
Akihito hoqi dorë nga froni “Chrysanthemum” më 30 prill, abdikimi e parë i Japonisë në 202 vite.
Froni u pasua nga djali i tij Naruhito.
Ish-perandori pësoi disa periudha të këqija shëndetësore në gjysmën e fundit të mandatit të tij./atsh/























