“Krenaria” ruse rrëzohet vet edhe në Algjeri
BKT
   Bota

“Krenaria” ruse rrëzohet vet edhe në Algjeri

Me 28 janar, nëveri-lindje të Algjerisë, afër vendbanimit  OumElBouaghi është rrezuar aeroplani luftarak rus SU-30, i cili është pjesë e flotës ajrore algjeriane.

Si pasoj e rrëzimit humben jetënnjë nënkolonel dhe një toger i forcave ajrore algjeriane. Aeroplani ishte në fluturim të rregullt trajnimi dhe autoritetet ushtarake algjeriane nuk kanë dhënë detaje për rrëzimin e SU-30.

Vitin e kaluar Algjeria kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 2 miliardë dollarë me Rusinë për blerjen e 16 aeroplanëve SU-30dhe 14 aeroplanëve MiG-29.

Edhe pse Rusia tenton që ta paraqesë aeroplanët SU-30 si një ndër aeroplanët më të mirë ne këtë kategori, të shumta janë lajmet për dështimin dhe rrëzimin e tyre, dhe atë jo në betejëpor në fluturime të rregullta trajnimi.

Shtetet që furnizohen me armatim nga Rusia po humbasin paratë e taksapaguesve në gjëra të pasigurta.