11:17 / 30.01.2020
Johnson: Të gatshëm të kontrollojmë kufijtë tanë
Kryeministri britanik Boris Johnson do t’i tregojë BE-së se është gati të pranojë kontrollet kufitare në epokën e pas Brexitit, në vend që të pranojë imponimin e rregulloreve dhe standardeve evropiane të mallrave, siç kërkohet nga BE, shkruhet në gazetën britanike ”Daily Telegraph”.
Johnson do të bëjë të ditur këtë pozicion në një fjalim që do të mbajë javën e ardhshme, në të cilin do të sqarojë objektivat e tij për një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian.
Pritet që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar, por mbeten ende të paqarta lëvizjet e qytetarëve evropianë në Britaninë e Madhe./atsh/























