Vendet dhe territoret e prekura nga koronavirusi
Kjo është lista e vendeve dhe territoreve, që kanë njoftuar raste të konfirmuara të sëmundjes së koronavirusit të ri, që nga përhapja e tij nga qyteti kinez Wuhan, në dhjetor:
Kinë
Rreth 7 700 persona të infektuar, nga të cilët 170 kanë vdekur.
Australi
Shtatë raste të konfirmuara. Të sëmurët ndodhen në spital në gjendje të qendrueshme.
Kamboxhia
Një rast i konfirmuar, më 27 janar.
Koreja e Jugut
Katër raste të konfirmuara, tre kinezë dhe një koreano-jugor, të ardhur nga Wuhan.
Japoni
Njëmbëdhjetë raste infektimi të konfirmuara.
Malajzi
Shtatë raste të konfirmuara, të gjithë qytetarë kinezë nga Wuhan.
Nepal
Një rast i konfirmuar më 24 janar. I sëmuri ka dalë nga spitali, i shëruar.
Singapor
Dhjetë raste të konfirmuara.
Sri Lanka
Rasti i parë i konfirmuar më 27 janar.
Tajvan
Tetë raste infektimi të konfirmuara.
Tajlanda
Zyrtarët konfirmuan më 28 janar 14 raste infektimi.
Vietnam
Dy raste të sëmundjes të konfirmuara nga autoritetet.
Kanada
Një rast, i konfirmuar më 28 janar.
SHBA
Deri tani janë konfirmuar pesë persona të infektuar.
Gjermani
Katër raste infektimi. Personat e prekur ndodhen në spital.
Finlandë
Rasti i parë u konfirmua më 29 janar, një turist kinez nga Wuhan.
Francë
Katër raste të konfirmuara.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Të paktën katër raste të konfirmuara, një familje e ardhur nga Wuhan./atsh/























