13:29 / 30.01.2020
Pragë, një person arrestohet pas përpjekjes për t’u futur në parlament
Një 33-vjeçar i armatosur me dy thika dhe një çelës papagall, u përpoq të hynte këtë mëngjes në parlamentin çek në Pragë, deklaroi policia vendase.
Autori sulmoi edhe një prej policëve roje, por u neutralizua dhe u shoqërua në rajonin e policisë.
“Protestoj kundër këtij sistemi”, bërtiti ai nga makina të policisë.
Ky episod u transmetua nga kanali televiziv Tv24 dhe u konfirmua edhe nga kryetari i Dhomës së Deputetëve, Radek Vondracek./atsh/























