13:31 / 30.01.2020
Sassoli: Miqtë britanikë do të na mungojnë
Miqtë tanë britanikë duhet ta dinë se do t’ua ndiejmë mungesën, iu drejtua kolegëve parlamentarë britanikë David Sassoli, presidenti i Parlamentit Evropian në vijim të votimit përfundimtar mbi ”divorcin” e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Presidenti i PE Sassoli, postoi një video ku paraqet kolegët e parlamentit në Bruksel menjëherë pas votimit, kur ata, të kapur dorë për dore kënduan këngën ”Auld Lang Syne” (”Nuk është veçse një mirupafshim”).
Britania e Madhe tashmë ka marrë vendimin për të lënë Bashkimin Evropian më 31 janar./atsh/























