16:18 / 30.01.2020
Rumani, mocion mosbesimi për projektligjin e reformës zgjedhore
Opozita rumune kërkoi sot një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Ludovic Orban duke e pranuar sfidën që shefi i qeverisë u kishte ofruar një ditë më parë.
Orban ka rrezikuar mbijetesën e qeverisë së tij për një projektligj për reformën zgjedhore, që kërkon të ndryshojë rregullat në zgjedhjet për kryetarët e bashkive.
Nëse opozita nuk do të niste mocionin e mosbesimit, me votimin që do të bëhet javën e ardhshme, ligji do të ishte miratuar shpejt.
Nëse Orban i mbijeton këtij mocioni mosbesimi, projektligji do të shndërrohet në ligj pa votim./atsh/























