16:21 / 30.01.2020
Suedi, SAS pezullon fluturimet drejt Kinës
Linja ajrore skandinave SAS do të pezullojë të premten fluturimet për në Pekin dhe Shangai, duke përmendur shpërthimin e koronavirusit në Kinë.
“Masa do të qëndrojë në fuqi deri më 9 shkurt”, deklaroi linja ajrore.
Pasagjerëve iu është ofruar rimbursim dhe gjithashtu mund të riprenotojnë fluturimet.
SAS ka 12 lidhje të rregullta javore nga dhe në dy qytetet kineze.
Për momentin, SAS do të vazhdojë pesë fluturimet e saj në javë për në Hong Kong./atsh/























