Republika Çeke do të dërgojë 60 ushtarë në Afrikë
BKT
   Bota

Republika Çeke do të dërgojë 60 ushtarë në Afrikë

Qeveria çeke parashikoi dërgimin e 60 ushtarëve në Mali, në Nigeri dhe në Çad, me kusht që Parlamenti të aprovojë këtë masë, që i përgjigjet një kërkese të Francës.

“Propozimi do të paraqitet në Parlamentin çek”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Lubomir Metnar, në faqen e internetit të minsitrisë.

“Nëse ai miratohet, ne do të marrim një mandat për t’iu bashkuar operacionit Barkhane, drejtuar nga Franca me një maksimum prej 60 personash deri më 31 dhjetor 2022”, shtoi ai.

Projekti mund të hasë një pengesë në Parlament, ku komunistët që mbështesin kabinetin e qendrës së majtë të miliarderit, Andrej Babis rrezikojnë ta kundërshtojnë./ATSH/