23:48 / 30.01.2020
Kryeministri italian: Kemi dy raste të Koronavirusit
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka pranuar se dy raste të Koronavirusit janë konstatuar në Romë.
Ai është shprehur se dy të prekurit janë në spitalin Spallanzani në Romë dhe janë turistë kinez.
“Ne kemi dy raste të konfirmuara për herë të parë të Koronavirus në Itali. Ata janë dy turistë kinezë dha janë në vendin tonë për disa ditë”, njoftoi kryeministri në një konferencë për shtyp.























