RD e Kongos, rebelët vrasin 21 civilë në Beni
BKT
   Bota

RD e Kongos, rebelët vrasin 21 civilë në Beni

Sulmet e fundit shënjestruan qytetet Mantumbi, Mamove, Mulolya dhe Aveli të vendosura në perëndim të qytetit Oicha në territorin Beni në provincën Kivu Veriore.

Së paku 21 civilë janë vrarë në Republikën Demokratike të Kongos në një seri sulmesh nga rebelët e dyshuar ugandan të Forcave Demokratike Aleate (ADF), bëri të ditur një grupi i shoqërisë civile lokale.

Sulmet e fundit të djeshme shënjestruan qytetet Mantumbi, Mamove, Mulolya dhe Aveli të vendosura në perëndim të qytetit Oicha në territorin Beni në provincën Kivu Veriore.

"Sulmuesit sulmuan qendrën Mamove rreth orës 3 të mëngjesit sipas kohës lokale. Ata vranë gjashtë njerëz, duke përfshirë tre gra, dy burra dhe një fëmijë", njoftoi faqja lokale e lajmeve Actualite.cd, duke cituar Kinos Katuho, përfaqësuesin e shoqërisë civile të Mamove.

"Sulmuesit gjithashtu vunë zjarr disa motoçikleta në Mamove," shtoi Katuho.

Në Mantumbi, 11 njerëz u qëlluan për vdekje, thuhet më tej.

Ndërkohë, sipas grupit të shoqërisë civile, kufomat e dy grave shtatzëna që ishin rrëmbyer të mërkurën u gjetën në lindje të qytetit Eringeti.

Së paku 36 persona të mërkurën u vranë në një sulm të dyshuar rebelë në rajonin lindor Beni të Kongos lindore, duke sjellë numrin e vdekjeve në gati 60 në këtë zonë brenda dy ditësh.