FB ”djeg” në Wall Street 50 miliardë dollarë
BKT
Tech

FB ”djeg” në Wall Street 50 miliardë dollarë

Kolosi Facebook mbyll shënoi një rënie drastike të aksioneve në Wall Street me tituj që kanë humbur deri në 8% duke ”djegur” kështu mbi 50 miliardë dollarë kapital.

Ekipi i Mark Zuckerberg ka paguar zhgënjimin e investitorëve për tremujorin e fundit.

Media më e njohur sociale në botë regjistroi në tremujorin e fundit të 2019 të ardhura më të larta sesa pritej për 21,08 miliardë dollarë, një rekord për kompaninë edhe nëse është rritja më e ulët ndonjëherë, më pak se 25%.

Në praktikë, tremujori i kaluar ishte i katërti radhazi që rritja e të ardhurave për Mark Zuckerberg ishte më pak se 30%.

Numra që zhgënjejnë investitorët./atsh/


MË SHUME NGA Tech