Merkel: Brexit është një ndarje për Evropën
BKT
   Bota

Merkel: Brexit është një ndarje për Evropën

Gjermania e konsideron Brexit-in si një ndarje për Evropën, deklaroi zëdhënësi i kancelares, Angela Merkel disa orë nga largimi zyrtar i Britanisë së Madhe nga BE.

“Nuk ka asnjë dyshim që largimi i Britanisë së Madhe sot në mesnatë nga Bashkimi Evropian është një ndarje për Evropën”, deklaroi Steffen Seibert.

”Britania e Madhe do të mbetet në të ardhmen një partnere e ngushtë dhe një mike”, theksoi ai./atsh/