BE akordon 10 milionë euro për kërkimet shkencore ndaj koronavirusit
BKT
   Bota

BE akordon 10 milionë euro për kërkimet shkencore ndaj koronavirusit

Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 10 milionë për kërkime shkencore për epideminë e fundit të koronavirusit.

“Ne po punojmë për të zbutur pasojat e mundshme të një shpërthimi të gjerë të koronavirusit në Bashkimin Europian”, deklaroi komisionerja evropiane për Kërkimet, Maria Gabriel.

Komisioni ka filluar një procedurë tenderimi urgjente për hyrjen e fondeve nga programi i tij i kërkimit dhe inovacionit.

Paratë pritet të mbështesin dy deri në katër projekte kërkimore, të cilat do të fillojnë punën sa më shpejt të jetë e mundur.