19:10 / 31.01.2020
Teherani thotë se sanksionet amerikane nuk do të kenë asnjë efekt
Sanksionet e reja amerikane kundër programit bërthamor iranian, nuk do të kenë asnjë efekt, deklaroi sot zëdhënësi iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Moussavi.
Uashingtoni njoftoi sot sanksionet e reja kundër Organizatës iraniane të Energjisë Bërthamore (OIEA) dhe shefit të tij, Ali Akbar Salehi, akuzuar nga SHBA-ja se ka luajtur një rol të rëndësishëm në mosrespektimin nga Irani të angazhimit të tij bërthamor me tejkalimin e limiteve të stoqeve të uraniumit dhe në nivelin e pasurimit të këtij minerali.
“Salehi është një figurë shkecore dhe politike e shquar dhe këto sanksione nuk do të kenë asnjë efekt mbi progresin e programit bërthamor paqësor të Republikës islamike të Iranit”, theksoi Moussavi në një komunikatë.























