Koronavirusi sjell bashkëpunim në Qipron e ndarë
BKT
   Bota

Koronavirusi sjell bashkëpunim në Qipron e ndarë

Kërcënimi i shpërthimit të koronavirusit ka bërë që palët greke dhe turke të ishullit të ndarë të Qipros, të bashkëpunojnë.

Sipas një plani të ri të bërë me dije nga zyra e presidentit të Qipros, Nicos Anastasiades, ekspertët grekë dhe turq do të takohen rregullisht për të diskutuar masat e nevojshme dhe shkëmbimin e informacionit rreth virusit.

Udhëheqësi turk, Mustafa Akinci telefoni në mëngjes Anastasiades, duke i ofruar atij bashkëpunim për çështjet e shëndetit publik.

Megjithatë, deri më tani, në Qipro nuk është regjistruar asnjë rast i infektuar./ATSH/