SHBA lëshon në ujëra luftanijen anti-radar
BKT
   Bota

SHBA lëshon në ujëra luftanijen anti-radar

Luftanija e parë anti-radar e SHBA e kategorisë së re Zumwalt do të jetë më në fund gati në 2021, dhjetë vjet pas nisjes së punës për ndërtimin e saj dhe gjashtë vjet prapa afatit të parashikuar.

Luftanijet ishin parashikuar si gjenerata e ardhshme që do të zëvendësonte luftanijet e kategorisë Arleigh Burke Class dhe janë të pajisura me sensorë të teknologjisë së fundit, një sektor të tërthortë radarësh dhe 80 njësi vertikale lëshimi.

Por kostoja e tyre për çdo njësi është rritur vazhdimisht dhe duke arritur në 7.8 miliardë $ dhe ka kaluar tashmë  kostot e aeroplanmbajtëseve Nimitz, të cilat megjithëse ishin më të hershme, duke llogaritur inflacionin kushtonin rreth 6 miliardë $. Kostot madhore të topave 155 milimetër të Zumwalt përfshijnë predha me vlerë 566,000 $, secila dhe kjo ka detyruar marinën të reduktojë planet e saj për fuqinë goditëse të luftanijes.

Zumwalt do të jenë oepracionale në 2021 por përsëri do të duhet disa vjet të tjera deri në arritjen e kapacitetit të tyre të plotë.