23:32 / 31.01.2020
Ursula von der Leyen: BE do raporte të mira me Britaninë edhe pas BREXIT
Britania e Madhe në më pak se një orë largohet nga Bashkimi Evropian.
Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë BE-ja dëshiron të ketë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Britaninë e Madhe edhe pas largimit të saj.
“Sfidat me të cilat përballet Evropa dhe mundësitë që mund t’i kap, nuk kanë ndryshuar për shkak të #Brexit. Si pjesë e kësaj, ne duam të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me Britaninë e Madhe. Por kurrë nuk do të jenë aq të mira sa anëtarësimi”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.























