Pompeo: SHBA i plotëson të gjitha nevojat e Bjellorusisë për naftë
BKT
   Bota

Pompeo: SHBA i plotëson të gjitha nevojat e Bjellorusisë për naftë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zyrtari më i lartë amerikan që viziton Bjellorusinë pas më shumë se një dekade, deklaroi sot se SHBA mund të plotësonte të gjitha nevojat për naftë të ish-republikës sovjetike, që kjo e fundit të mos jetë më nën varësinë e Rusisë fqinje.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, i cili përshëndeti vizitën e Pompeos, akuzoi javën e kaluar Rusinë, aleatin më të afërt të vendit, për mbitarifim të naftës dhe gazit natyror.

Pompeo tha në një konferencë për shtyp, se SHBA mund të mbulojë 100% të nevojave të Bjellorusisë për naftë me çmime konkurruese.

Vizita e Pompeos përfshin disa ish-republika sovjetike në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, ndërkohë që SHBA kërkon të forcojë marrëdhëniet në rajon, të mbizotëruar tradicionalisht nga Rusia.

Pompeo ishte në Bjellorusi për të nënvizuar angazhimin amerikan për një Bjellorusi sovrane, të pavarur dhe të qëndrueshme.