Guine, 8 të vdekur në një minierë ari
BKT
   Bota

Guine, 8 të vdekur në një minierë ari

Aksidenti ndodhi të shtunën në Norassoba, rreth 35 kilometra nga qyteti Siguiri, kur shtyllat që mbanin hyrjen e minierës së sapohapur u shembën.

Së paku tetë persona kanë humbur jetën gjatë rrëshqitjes së dheut në një minierë ari në Guinean verilindore, njoftuan të dielën mediat lokale.

Aksidenti ndodhi të shtunën në Norassoba, rreth 35 kilometra nga qyteti Siguiri, kur shtyllat që mbanin hyrjen e minierës së sapohapur u shembën.

Shumë minatorë mbeten të bllokuar nën rrënoja, ndërsa trupat e tetë personave janë gjetur, theksuan mediat lokale.

Edhe pse operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në minierë, numri i vdekjeve pritet të rritet.

Ky incident është një nga shumë të tillat në Guinean e pasura me minerale, ku mijëra rrezikojnë jetën e tyre duke punuar në miniera.

Të paktën 17 persona humbën jetën në shkurt të vitit të kaluar kur një minierë ari u shemb në të njëjtin rajon.

Guinea ka ar, diamante, dhe rezerva të mëdha hekuri.