13:27 / 03.02.2020
Merkel dhe Kurz diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe
Kancelari austriak, Sebastian Kurz ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin ku pritet të zhvillojë bisedime me homologen e tij gjermane, Angela Merkel.
Të dy udhëheqësit do të diskutojnë marrëdhëniet midis vendeve të tyre siç janë çështjet politike, ekonomike, ndërkombëtare dhe evropiane.
Kurz, partia konservatore popullore e të cilit fitoi zgjedhjet në shtator, ka bërë disa kritika të ashpra ndaj politikave të dyerve të hapura të qeverisë Merkel mbi migracionin./atsh/























