OBSH nis luftën kundër dezinformimit për koronavirusin
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është në luftë kundër informacioneve të rreme për sa i përket epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, i shfaqur në Kinë, theksoi sot drejtori i përgjithshëm në hapje të një takimi në Gjenevë.
Duke u shprehur me rastin e hapjes së seancës së 146 të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se agjencia e specializuar e OKB-së do të luftonte kundër përhapjes së zërave dhe dezinformimit, ndërkohë që epidemia është klasifikuar tashmë si emergjencë e shëndetit publik me përmasa ndërkombëtare.
“Për këtë qëllim ne kemi bashkëpunuar me Google për të bërë të mundur që personat që kërkojnë informacione mbi koronavirusin të shikojnë informacionet e OBSH-së në krye të rezultateve të tyre të kërkimit”, theksoi ai./atsh/























