Francë, e majta shton 19 000 amendamente për reformën e pensioneve
BKT
   Bota

Francë, e majta shton 19 000 amendamente për reformën e pensioneve

Reforma e pensioneve e presidentit francez, Emmanuel Macron do të duhet të kalojë peripeci të mëdha, pasi ligjvënësit e majtë kanë propozuar 19 000 amendamente.

Deputetët e opozitës si asaj të majtë dhe të djathtë akuzuan qeverinë e Macron se nuk u dha atyre kohë të mjaftueshme për të studiuar propozimet, duke shkaktuar greva me javë të tëra nga ana e sindikatave.

Edhe Këshilli Francez i Shtetit, i cili ofron opinione zyrtare ligjore mbi projektligjin, kritikoi gjithashtu qeverinë për nxitimin e saj dhe deklaroi se analiza prej  1 029 faqesh e qeverisë për këtë reformë ishte e papërshtatshme.

Sipas drejtuesit të ”La France Insoumise”, ish-kandidatit për president Zhan-Luc Melenchon, pengesat vinin nga pallati Elysée./atsh/