18:33 / 03.02.2020
Macron propozon samitin Francë – Gjermani - Polini
Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë të Trekëndëshit të Vajmarit (Weimar Triangle) në muajt e ardhshëm, një forum që bashkon Francën, Gjermaninë dhe Poloninë, deklaroi ai sot në Varshavë.
“Për të thelluar bashkëpunimin tonë, unë do të doja të propozoja mbajtjen e një samiti të Trekëndëshit të Vajmarit, gjë që do të na lejonte të takonim kancelaren gjermane”, deklaroi Macron.
Presidenti francez shpreson se vizita e tij në Poloni, do të jetë një kthese në rolin që ata mund të luajnë së bashku në Evropë./ATSH/























