18:35 / 03.02.2020
Qiproja bllokon anijen me 80 emigrantë
Autoritetet në Qipro bllokuan një anije me 80 emigrantë në afërsi të bregut lindor të vendit, raportoi sot transmetuesi shtetëror RIK.
Një anije policie patrullimi shoqëroi anijen në portin e Larnakës. Kombësia e emigrantëve në bord nuk ishte e qartë, por mendohet se ishin nisur nga Libani ose Siria.
Shumica e emigrantëve në Mesdheun lindor arrijnë në Greqi nga Turqia. Sipas UNHCR-së, në vitin 2019 erdhën rreth 60000 emigrantë. Vitin e kaluar ky numër ishte më i larti që nga viti 2016.























