Zbulohet 2,3 trilionë metra kub gaz
BKT
   Bota

Zbulohet 2,3 trilionë metra kub gaz

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zbuluar rezerva të mëdha të gazit natyror në rajonin midis Saih Al Sidra në Abu Dhabi dhe Jebel Ali në Dubai.

Zbulimi i ri vlerësohet të ketë 2,28 trilionë metra kub rezerva të reja gazi”, ka shkruar në Twitter, sunduesi i Emiratit të Dubait, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, transmetoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

“Një marrëveshje bashkëpunimi strategjik u nënshkrua mes Kompanisë Kombëtare të Naftës së Abu Dhabit (ADNOC) dhe Autoritetit të Furnizimit të Dubait, me qëllim zhvillimin e burimeve të gazit në zonën mes emirateve të Abu Dhabit dhe Dubait, si pjesë e një projekti të përbashkët të quajtur ‘Jebel Ali Project'”, shtoi ai.