Vdekja e parë në Hong Kong nga koronavirusi
BKT
   Bota

Vdekja e parë në Hong Kong nga koronavirusi

Nuk ka asnjë shenjë të ngadalësimit të koronavirusit.

Sipas të dhënave të publikuara këtë mëngjes nga Komisioni Kinez i Shëndetësisë, numri i vdekjeve ka arritur në 425, ndërsa të infektuar janë mbi 3235. 

Ndërkohë është regjistruar edhe vdekja e parë në provincën autonome të Hong Kongut, ku pati edhe një debat për mbylljen e kufijve me Kinën.

Për momentin janë 152 persona të infektuar jashtë Kinës, përcjell Ora.

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një takim me drejtuesit e Partisë Komuniste, duke kërcënuar me ndëshkim zyrtarët që nuk janë të përkushtuar në kontrollimin e epidemisë, por gjithashtu u kërkuan atyre që të mbështesin rihapjen e industrive.