Në Klinikën Gjinekologjike pritet të aplikohet (IVF)- fekondimi in vitro
BKT
Shëndetësi

Në Klinikën Gjinekologjike pritet të aplikohet (IVF)- fekondimi in vitro

Albulena Bytyqi

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së nga ky vit për herë të parë, pritet të fillojë të aplikohet fekondimi in vitro (IVF), apo siç njihet ndryshe trajtimi i infertilitetit.

Kështu tha për Radio Kosovën drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, i cili projektin e ka vlerësuar si shumë të arritur dhe i cili do të aplikohet për herë të parë në institucionet publike në rajon, duke thënë se interesimi i çifteve për këtë shërbim është tejet i madh.

Nga ky vit për herë të parë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së pritet të aplikohet (IVF)- fekondimi in vitro, apo siç njihet ndryshe trajtimi i infertilitetit. Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, tha se synimi i tij ka qenë të sjellë risi dhe se janë bërë disa hapa për realizimin e IVF, ndërsa shtoi se tashmë janë të gatshëm për zbatimin e këtij  projektit.

“Kemi bërë ekipin në nivel nacional dhe nivel vendi për IVF, është bërë projekti nga arkitektë vendorë dhe ndërkombëtarë, në fund të vitit të kaluar kemi marrë një gjinekologe, dhe një embriolog e cila është e specializuar për IVF. I kemi të gjitha resurset njerëzore dhe jemi të gatshëm për implementim të IVF”, ka thënë Ismajli. 

Për shkak të kostos financiare, interesimi i çifteve është shumë i madh për IVF, thotë drejtori i kësaj klinikeje, duke shtuar  se çiftet kanë një besim më të  madh në institucione publike për këtë shërbim.

“Tani që jemi në prag të aplikimit të IVF,  kemi shumë telefonata, mesazhe, dhe çiftet vijnë direkt te ne për të biseduar, është një interesim i jashtëzakonshëm për IVF edhe për shkak të besueshmërisë”, tha ai.

Ismajli, tutje shton se edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Drejtoria Ekzekutive kanë marrë premtime se gjatë këtij viti do t’u ndihmojnë  në realizimin e aplikimit të  IVF në Klinikën Gjinekologjike.


MË SHUME NGA Shëndetësi