Greqia miratoi marrëveshjen ushtarake me ShBA-në
BKT
   Bota

Greqia miratoi marrëveshjen ushtarake me ShBA-në

Parlamenti i Greqisë miratoi marrëveshjen e aktualizuar për mbrojtje me ShBA-në me 175 vota “pro”, 80 “kundër” dhe 33 të abstenuar.

Marrëveshja u lejon forcave amerikane të shfrytëzojnë objektet ushtarake greke si bazat ushtarako-ajrore në Larisa dhe në Stefanovikio për furnizim, stërvitje dhe ndërhyrje urgjente. Ushtria Amerikane do të ketë qasje me portin Aleksandrupolis, i cili është me rëndësi strategjike për anijet ushtarake të ShBA-së dhe NATO-s. Greqia shpreson që ShBA-ja do të investojnë më se 12 milion euro në bazën në Larisa dhe afro 6 milion euro në fshatin Marati, i cili është pjesë e bazës amerikane në portin Suda të ishullit Kretë. Votimi i deputetëve u shoqërua me demonstrata në qendrën e Athinës të organizuara nga e majta.