Kazakistani dhe Bjellorusia shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit
BKT
   Bota

Kazakistani dhe Bjellorusia shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit

Nogayev pas mbledhjes së Këshillit të ministrave njoftoi këtë javë një delegacion i kompanisë shtetërore bjelloruse Belneftekhim do të udhëtojë në Nur Sultan për shkak të negociatave.

Ministri i Energjetikës i Kazakistanit, Nurlan Nogayev, njoftoi se këtë javë pret vizitë të një delegacioni nga Bjellorusia për të biseduar për dërgesën e naftës në këtë vend, raporton Anadolu Agency.

Nogayev pas mbledhjes së Këshillit të ministrave njoftoi këtë javë një delegacion i kompanisë shtetërore bjelloruse Belneftekhim do të udhëtojë në Nur Sultan për shkak të negociatave.

Ai shtoi se bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim në sferën e naftës dhe prodhimeve të naftës.

"Sapo të nënshkruhet marrëveshja, Bjellorusia do të jetë në gjendje të blejë naftë nga ne. Me kërkesën e Bjellorusisë, ne kemi organizuar bisedime me ndërmarrjet e naftës kazake", tha Nogayev.

Bjellorusia nuk arriti marrëveshje me Rusinë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar për kushtet e dorëzimit të naftës, ndërsa Moska ka pezulluar furnizimet e naftës për Bjellorusinë që nga 1 janari.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, më parë ka thënë se për shkak të çmimeve të larta ruse të naftës, ai do të duhet të kërkojë rrugë alternative.