11:26 / 04.02.2020
Trump fiton mbështetjen e republikanëve në Ohaio
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka arritur fitoren mes dy kandidatëve republikanë në shtetin e Ohaios.
Në garë ndaj presidentit merrnin pjesë dy kandidatë, ish-kongresmeni Joe Walsh dhe ish-guvernatori i shtetit të Masaçusetsit, Bill Weld.
Ndërsa nga ana e demokratëve në shtetin e Ohaios kandidati në garën për Shtëpinë e Bardhë, Bernie Sanders mund të ndihet i lumtur, pasi sondazhet e fundit tregojnë për një epërsi të tij në këtë shtet si edhe në New Hampshire./atsh/























