Koronavirusi kthen qytetin luksoz të kazinove në Kinë në një vend fantazëm
BKT
   Bota

Koronavirusi kthen qytetin luksoz të kazinove në Kinë në një vend fantazëm

Makao është një qytet i vogël me 667.400 banorë në jug të Kinës. Ekonomia e këtij vendi të vogël bazohet kryesisht te kazinotë dhe turizmi.

Pasojat e shpërthimit të koronavirusit janë ndjerë edhe në Makao. Nuk ka asnjë fytyrë të ekspozuar. Të gjithë kanë vendosur maska në fytyrë. Turistët janë të detyruar ta heqin maskën në hyrje të kazinosë për të kaluar në kamerën termale. Këto masa janë marrë për të parë nëse janë të infektuar me koronavirus.

Përhapja e koronavirusit e ka lënë territorin kinez, gjysmë-autonome të Makaos të tronditur. Vitin e shkuar këtë qytet e vizituan 40 milionë turistë. Por sot rrugët dhe sheshet janë të boshatisura.

Një qytet fantazëm

Sipas qeverisë së Makaos, numri i turistëve ra me 87% në muajin janar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hotelet që ishin të tejmbushura vitin e shkuar, sot janë të gjitha bosh.

Frika nga koronavirusi ka kërcënuar modelin e biznesit në zemër të ekonomisë së Makao. Kryeqyteti jozyrtar i lojërave të fatit në botë varet nga miliona vizitorë nga Kina kontinentale.

Autoritetet po përpiqen të sigurojnë që koronavirusi vdekjeprurës i zbuluar për herë të parë dhjetorin e kaluar në qytetin kinez të Wuhanit, nuk ka zënë rrënjë në këtë vend të vogël.