“Swatch Group” anulon promocionin për shkak të koronavirusit
Përballë epidemisë së koronavirusit, prodhuesi i njohur zviceran i orëve “Swatch Group” vendosi të anulonte promocionin e orëve në Zyrih, ku disa prej markave të tij luksoze do të prezantojnë në mars koleksionet e reja.
“Në kuadër të pasigurisë lidhur me përhapjen e koronavirusit 2019CoV dhe për të garantuar mirëqenien e të ftuarve tanë, partnerëve dhe kolegëve, ‘Swatch Group’ ka vendosur të mos e zhvillojë këtë eveniment”, theksoi një zëdhënës i grupit duke konfirmuar një informacion të publikuar nga e përditshmja zvicerane “Le Temps”.
Titulluar “Koha për të lëvizur”, salloni do të zhvillohej në Zyrih më 4 dhe 6 mars.
Ai do të bashkojë gjashtë marka të mëdha luksoze si Omega, Breguet dhe Blancpain, për t’iu mundësuar prezantimin e koleksioneve të reja./atsh/























