Sulm i armatosur në Meksikë, nëntë të vrarë
BKT
   Bota

Sulm i armatosur në Meksikë, nëntë të vrarë

Katër persona të armatosur vranë nëntë vetë në një objekt me video lojëra në Meksikën perëndimore.

Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë të moshës 12, 13 dhe 14-vjeçare, transmeton KosovaPress.

Prokurorët në Michoacan deklarojnë se dy persona u plagosën në sulmin vonë mbrëmë.

Sulmuesit me sa duket po kërkonin caqe specifike, por më pas pa dallim hapën zjarr ndaj të pranishmëve.