Presidenti i Nigerisë: 90% të viktimave të Boko Haramit janë myslimanë
BKT
   Bota

Presidenti i Nigerisë: 90% të viktimave të Boko Haramit janë myslimanë

"90 për qind të viktimave të organizatës së Boko Haramit e përbëjnë myslimanët. Ata sulmojnë shkollat ku mësojnë nxënësit myslimanë, shënjestrojnë xhami dhe vrasin imamë", theksoi Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari.

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, theksoi se organizata terroriste Boko Haram pavarësisht se pretendon që shënjestron krishterët, 90 për qind të viktimave të tyre janë myslimanët.

Sipas lajmeve në mediat lokale, Buhari tregoi se organizata terroriste shënjestron njerëzit e pambrojtur dhe civilët, duke tërhequr vëmendjen se disa imamë dhe priftërinj akuzojnë njëri tjetrin për sulmet. "Në Nigeri nuk ka vend për ata që dëshirojnë ndarje fetare. Nigerianët duhet të japin përpjekje për më shumë unitet", tha ai.

"90 për qind të viktimave të organizatës së Boko Haramit e përbëjnë myslimanët. Ata sulmojnë shkollat ku mësojnë nxënësit myslimanë, shënjestrojnë xhami dhe vrasin imamë", theksoi Buhari.

50 për qind të popullsisë së Nigerisë, një shtet me popullsi më të madhe në Afrikë me rreth 200 milionë njerëz, e përbëjnë myslimanët. 40 për qind janë krishterë si dhe 10 për qind në fetë lokale.

Që nga viti 2009, mbi 20 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e akteve të dhunës masive të Boko Haramit, organizatë e cila është aktive nga fillimi i viteve 2000.

Organizata nga viti 2015 ka ndërmarrë sulme edhe në shtetet fqinje si Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.