12:35 / 05.02.2020
Shpallet fajtor mësuesi që ngacmoi seksualisht 13 vajza të moshës 7-11 vjeç
Një mësues pedofil ka ngacmuar disa nxënëse të moshës 7-11 vjeç në shkollën ku ai jepte mësim.
27-vjeçari Jonathan Clayton abuzoi një vajzë të re në një shkollë fillore e cila e akuzoi atë për prekje, por administratori nuk e besoi këtë dhe ai vazhdoi punën e tij edhe disa muaj të tjerë.
Ai vazhdoi të ngacmojë gjashtë nxënës të moshës 7 deri në 11 vjeç në shkollën e dytë.
Drejtori i saj tha që ajo ishte e mërzitur kur mësoi për çështjen e mëparshme në një mbledhje, pasi nxënësit e saj filluan të bëjnë ankesa kundër tij.
Clayton, nga Carlton, Co Durham - i përshkruar në gjykatë si një "oportunist karizmatik" - u shpall fajtor për 13 sulme seksuale në gjykatën e kurorës Teesside.























