Pandispanjë me çokollatë
Përbërësit:
140 gr çokollatë të zezë
170 gr gjalpë
50 gr sheqer kallami
3 vezë
100 gr sheqer
50 ml qumësht
155 ml miell
1/2 pluhur pjekurinash
100 gr cokollatë gatimi
2 lugë gjelle vaj
Udhëzimet:
1 Cokollatën e zezë shkrijeni bashkë me gjalpën. Pastaj largojeni nga zjarri, shtoni sheqerin e kallamit dhe një vezë. Rrahini mirë me tel kuzhine. Shtoni edhe 35 gr miell e vazhdoni përzierjen.
2 Masën e fituar zbrazeni në kallëp të rrumbullakët të mbuluar me letër për pjekje.
3 Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 15 minuta.
4 Pjesën e mbetur të gjalpës rraheni derisa të shkumojë bashkë me sheqerin. Shtoni vezët e misojini mirë për të fituar një masë homogjene.
5 Më pas shtoni miellin e mbetur, pluhurin për pjekurina dhe qumështin. Këto rrahini mirë me tel kuzhine.
6 Këtë masë vendoseni mbi petën e pjekur dhe tavën kthejeni sërish në furrë edhe për 25-30 minuta të tjerë, por duke ulur temperaturën në 165 gradë.
7 Ëmbëlsirës së pjekur hidhjani 100 gr cokollatë të shkrirë me dy lugë vaj.
Ju bëftë mirë./meshije.com























