Partia e Merkel kërkon zgjedhje të reja
BKT
   Bota

Partia e Merkel kërkon zgjedhje të reja

Partia konservatore gjermane e Angela Merkel kërkoi sot zgjedhje të reja në shtetin rajonal të Thuringes, pasi të zgjedhurit lokalë kanë bashkuar votat me ato të ekstremit të djathtë për të zgjedhur qeverinë e ardhshme rajonale.

 

“Më e mira për Thuringen do të jenë zgjedhjet e reja”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i partisë, Unioni Demokristian (CDU), Paul Ziemiak, pas zgjedhjes së kryeministrit rajonal me votat e ekstremit të djathtë, që theu një tabu dhe krijoi një termet politik në vend.

Ai foli për një ditë të zezë për Thuringen, duke kujtuar se partia e kancelares kishte si parim përjashtimin e çdo aleance apo bashkëpunimi me ekstremin e djathtë Alternativa për Gjermaninë, si në nivel kombëtar ashtu dhe rajonal.

Është hera e parë në historinë gjermane që pas luftës që një kryeministër rajonal zgjidhet në sajë të votave të ekstremit të djathtë dhe hera e parë gjithashtu që e djathta e moderuar dhe radikale votojnë së bashku në këto lloj zgjedhjesh./ATSH/