10:30 / 06.02.2020
Supa më e shijshme kremoze me selino
Përbërësit:
2 rrënjë selinoje
1 qepë
2 thelpinj hudhre
2 gjethe dafine
1/2 l lëng supe
4-5 lugë gjelle pana e lëngshme
kripë dhe piper i zi
Udhëzimet:
1 Qepën grijeni imët e skuqeni në zjarr mesatar. Shtoni hudhrën dhe gjethet e dafinës.
2 Shtoni edhe selinon, të cilën më parë e keni prerë në rrathë të hollë.
3 Kaurdiseni shkurtimisht dhe shtoni lëngun e supës.
4 Ziejeni të mbuluar me kapak për 10-15 minuta ose derisa të zbutet selinoja.
5 Pastaj, tenxherën largojeni nga zjarri e supën bluajeni mirë me blender dore.
6 Tenxheren kthejeni në zjarr e shtoni aq ujë sa mendoni se është e nevojshme për të fituar trashësinë e dëshiruar të supës.
7 Në fund hidhni edhe pananë, kripë e piper sipas nevojës. Ju bëftë mirë./meshije.com























