Sekretari skocez i financave jep dorëheqje shkaku i tekst-mesazheve
BKT
   Bota

Sekretari skocez i financave jep dorëheqje shkaku i tekst-mesazheve

Akuzat u bënë publike nga gazeta “The Scottish Sun”, e cila tha se Derek për një periudhë prej gashtë muajsh i dërgoi 270 tekst-mesazhe adoleshentit.

Sekretari i financave të Skocisë, Derek Mackay, ka dhënë dorëheqje pas akuzave se ai i ka dërguar tekst-mesazhe një djali 16-vjeçar në mediat sociale.

Dorëheqja e sekretarit të financave erdhi në të njëjtën ditë kur ai duhej të dërgonte buxhetin e vitit të ardhshëm në Parlament.

Akuzat u bënë publike nga gazeta “The Scottish Sun”, e cila tha se Derek për një periudhë prej gashtë muajsh i dërgoi 270 tekst-mesazhe adoleshentit.

Gazeta publikoi një listë të gjatë të tekst-mesazheve, ku 42-vjeçari Mackay e quan adoleshentin “të lezetshëm”, si dhe duke diskutuar prerjen e tij të re të flokëve dhe duke e ftuar atë në darkë.

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon konfirmoi dorëheqjen, duke theksuar se Derek “pranon se sjellja e tij nuk arriti të përmbushë standardet e kërkuara”.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia. Unë jam sjellë si budalla dhe me të vërtetë ndjej keqardhje. I kërkoj falje pa rezervë individit të përfshirë dhe familjes së tij”, tha Mackay.

Ai po ashtu tha se mbrëmë ka kontaktuar me Sturgeon dhe ka ofruar dorëheqjen e tij të menjëhershme, duke shtuar se shërbimi në qeveri ka qenë privilegj i madh për të.

Sipas mediave lokale, zv/ministri i Parë, John Swinney ose ministrja e Financave Publike, Kate Forber, do të zëvendësojnë sekretarin e dorëhequr.