11:46 / 06.02.2020
Merkel: Aleanca rajonale me ekstremin e djathtë akt i pafalshëm
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cilësoi sot një akt të pafalshëm aleancën elektorale rajonale mes partisë së saj dhe ekstremit të djathtë, në Thuringia, gjë që ka shkaktuar një tërmet politik në vend.
”Duhet thënë se është një akt i pafalshëm dhe, si rrjedhojë, rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet anuluar”, theksoi me një ton të prerë, Merkel.
Kancelarja ndodhet në një vizitë zyrtare në Afrikën e Jugut.
Kjo deklaratë vjen një ditë pas zgjedhjes së drejtuesve të Thuringias, me votat e përbashkëta të ekstremit të djathtë ”Aleanca për Gjermaninë” (AfD) dhe të vetë partisë së saj konservatore, CDU./atsh/























