Australi, ”Adani” gjobitet 20 000 dollarë për informacione të rreme
BKT
   Bota

Australi, ”Adani” gjobitet 20 000 dollarë për informacione të rreme

Gjiganti i minierave ‘’Adani’’, që po ndërton një nga minierat më të mëdha në botë në Australi, është gjobitur me 20 000 dollarë australianë (13 500 dollarë amerikanë) pasi i ka komunikuar qeverisë informacione të rreme në lidhje me pastrimin e tokës.

”Adani” me selinë qendrore në Indi filloi bonifikimin e tokës vitin e kaluar për minierën e qymyrit Carmichael në pellgun Galilee në qendrën qendrore të Queensland.

Kjo minierë pritet të prodhojë 2,3 miliardë ton qymyr gjatë 60 viteve.

Në raportin vjetor të saj 2017/2018 para qeverisë, ”Adani” pohoi se nuk kishte pastruar asnjë tokë në këtë zonë në 2018, por gjashtë muaj më vonë theksuar se kishte bërë një “gabim administrativ”./atsh/