Petulla te shpejta
BKT
Kuzhina

Petulla te shpejta

Përbërësit:

250 gr miell
½ pluhur paste, pecive
Pak krip
Nje luge sheqer
2 ve
Nje sheqer vanile
300 ml jogurt

Per fergim:
Vaj
Sheqer pluhur per pluhurosje

Udhëzimet:
Mirren jogurti dhe vezet perzihen dhe pastaj shtohet mielli i perzier me pluhur paste dhe kripe dhe sheqer + sheqer vanilje dhe perzihet derisa te behet nje mase homogjene. Kur brumi te jete gati, nxehet vaji dhe nga kjo mase me nje luge gjelle nxirret masa dhe qitet ne vaj te nxehte dhe fergohen mire ne te dyja anet dhe renditen pastaj ne leter kuzhine qe te mpihet yndyra e tepert. Duhet pasur kujdes qe temperatura te mos jete shume e madhe sepse petullat skuqen shpejt dhe nuk piqen mjaftueshem brenda. Pastaj i pluhurosim me sheqer pluhur dhe i sherbejme te nxehta.