Francë, protestat kundër reformës së pensioneve mbyllin Eiffelin
BKT
   Bota

Francë, protestat kundër reformës së pensioneve mbyllin Eiffelin

Kulla Eiffel ka njoftuar mbylljen për vizitorët, ndërsa sindikatat janë përgatitur për një ditë tjetër proteste kundër reformës së pensioneve.

Projektligji për të zëvendësuar skemat e shumta ekzistuese të pensioneve në Francë me një skemë të vetme kombëtare është tani para Asamblesë Kombëtare.

Opozita nga e majta radikale ka paraqitur rreth 19 000 amendamente, në një përpjekje për të ndryshuar legjislacionin.

Macron thotë se sistemi i ri do të jetë më i drejtë pasi të gjitha kontributet e pensioneve do të çojnë në të njëjtin nivel pagese dhe në një sistem të vetëm më të përshtatshëm për njerëzit./atsh/